Ngrihet akuza ndaj polices që vrau të riun me ngjyrë në Minnesota

Prokuroria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngriti akuza për vrasje të shkallës së dytë ndaj një oficereje policie që vrau një të ri me ngjyrë në Minnesota.

Efektivja Kim Potter tashmë është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Një ditë më parë dhe shefi i saj dha dorëheqjen.

Potter deklaroi më herët e e vrau të riun Daunte Wright aksidentalisht pasi ngatërroi pistoletën me armë tjetër paralizuese që kishte në brezin e saj. Ndërsa avokati i familjes së viktimës pretendon se vrasja ishte e qëllimshme dhe se policia tejkaloi kompentencat e saj, raporton A2.

Marketing

Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi një reagim të popullsisë në Minnesota, shumë prej të cilëve prej tre ditësh protestojnë, në disa raste dhe dhunshëm, në rrugët e qytetit.