‘Ngrirja e çmimeve’ Baush: Japin efekt afatshkurtër

Masa e qeverisë për ngrirje të çmimeve të produkteve ushqimore do të jep vetëm efekt afatshkurtër, vlerëson ekonomisti Abil Baush. Pas skadimit të afatit të masës, Baush tha se çmimet mund të rriten përsëri, kurse mund të përballemi edhe me mungesë të disa produkteve.

Marketing

“Deri në një afat kohor të shkurtë kjo masë sociale do të kisha thënë, qytetarëve do tua kishte stabilizuar deri diku çmimin, në një periudhë kohore të caktuar, në një afat të shkurtë, por në një periudhë afatgjate, atëherë qytetarët do të ballafaqoheshin tjera të mungesës së disa produkteve, mandej edhe të mungesës së cilësisë së produkteve. Kurse, sa i përket operatorëve ekonomik, bizneseve, kjo mund të ndikojë edhe më tepër te ata , për arsye se nëse atyre u bëhet përkufizimi i çmimeve, atëherë ato do të kishin menduar disa herë për investimet e tyre të ardhshme” – tha ekonomisti, Abil Baush.

Baush vlerëson se duhet të bëhen reforma strukturore, të investohet në projekte kapitale, të nxitet konkurueshmëria, si dhe të ndihmohen disa sektore që kanë nevojë për mbështetje më të madhe. Sipas tij, qeveria duhet të ketë kujdes në aspekt të përkufizimit të çmimeve, pasi në këtë mënyrë do ti bëjë dëm teorisë së ekonomisë së lirë dhe tregut të lirë. TVM2