Gjatë ditës së djeshme, NP Higjiena Komunale-Shkup largoi disa deponi të
egra që gjendeshin në rrugët Vukovarska, Serava dhe Slavej planina- në
afërsi të Teqesë së Shkupit.
“Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup ngritën dhe transportuan afërsisht
30 metër kub mbetje të vëllimshme dhe mbetje të përzier komunale nga
deponitë e egra në komunën e Çairit. Bëhet fjalë për lokalitete ku
vazhdimisht dhe me parregullsi hidhet mbetje në sipërfaqe publike dhe të
trafikut.

trafikut publik.
“U bëjmë thirrje qytetarëve mbetjen e tyre komunale ta hedhin veçse në
enët e vendosura dhe dedikuara për atë qëllim, ndërsa njëherësh
Ndërmarrja ua ofron mundësinë që pa bërë kompensim me para, mobiliet e
vjetruara të papërdorshme dhe aparatet elektrike t’i deponojnë në
qendrat për seleksionim që gjenden në Karposh dhe Vardarishte.”-
deklaroi drejtoresha e NP Higjiena Komunale-Shkup, Kosana Nikoliq
Mazneva.