Prokuroria Publike Themelore në Strugë ka ngritur aktakuzë kundër 57-vjeçarit, profesorit nga Struga që sulmoi nxënësin me mjet të metalit.
I akuzuari, siç njoftojnë nga Prokuroria, më datë 23.12.2021, rreth orës 13:30 me ka sulmuar nxënësin e moshës 18-vjeçare. Sulmi fizik ka ardhur pas raporteve të përkeqësuara paraprakisht dhe përleshjes verbale. Pas kësaj, i akuzuari ka sulmuar me dorën e djathtë ku paraprakisht ka pasur të vendosur boks të hekurt dhe e ka goditur nxënësin e dëmtuar në pjesën e përparme të kokës.
Me ndërmarrjen e veprimeve, i akuzuari ka shkaktuar lëndime trupore te i dëmtuari, ka kryer dhunë të ashpër dhe te publiku ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, sqarojnë më tej nga Prokuroria.
Prokuroria ka kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptohet edhe masa e paraburgimit.