Ngrohja e amvisërive përballë krizës, Nuredini: Lëndët djegëse, të plotësojnë standardet

Ministri i Ambientit Naser Nuredini, ka hedhur posht atë që para dise ditësh u përhap në opinion se i njejti ka rekomanduar që qytetar mos ngrohen me drunjë shkaku që ndotin ajrin. Ai tha se qytetaret  duhet të ngrohen me materile që respketojnë standartet.
Nuredini më tej shtoi se do nisin kontrolle me inspektoriatin e pyejve me qëllim që të kontrollojnë  cmimet për metër kub drunjë.
“Un nuk kamëthënë se qytetarët të mos ngrohen me drunjë ose dicka tjeter, por të ngrohen me matriale që respektojn standartet në shtetin tonë.E kuptojmse jemi në një kohët të vështir për ne për gjithë BE, ne jemi të vetëdijshëm, se jane duke u rritur cmimet për ngrohje në amvisri,ne mundohemi ti përkrahim ato, kemi dëgjuar edhe për cmimet në tregun privat,që druri është rritur me çmim, por,bashkë me inspektoriatin e pyejve dhe me ministrin përkatës do të shikojm,dhe do ti kontrollojm edhe ato çmime”, u shpreh ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini.
Ndotja e shtuar e ajrit  gjatë sezonit të dimrit ngren alarmin tek qytetarët të cilët kërkojnë nga institucionet  masa shtesë për të parandaluar të njejtën, aq më tepër këtë dimër  ku si pasojë e krizës energjetike  pritet që kapacitetet në vend të punojnë me qymyr dhe naftë.
Ministri i ambientit Naser Nuredini vlereson se kohën të fundit në vend ka një rënie të ndotjes së ajrit. Sipas tij të gjithë termocentralet kanë leje A të integruar, dhe paralajmeroi se në terren do të ketë kontrolle të shtuara për tu parë nëse kompanitë rrespktojnë standardet.
Këto komente Nuredini i bërë gjatë promovimit  te projektit europian Forcimi i kapacitetit për zbatimin e Natura 2000.