Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm/Shiten të gjitha biletat për t’u larguar nga Rusia

Teksa Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim drejtuar kombit të tij foli për një mobilizim të pjesshëm ushtarak për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat, biletat e fluturimit pa kthim në Rusi u shitën me një shpejtësi marramendëse.

Sipas BBC, fjalimi i Putinit ka ngjallur frikën se disa burra në moshë luftarake nuk do të lejohen të largohen nga Rusia, edhe pse ministri i mbrojtjes i vendit tha se thirrja do të kufizohej vetëm për ata me përvojë luftarake.

Marketing

Fluturimet direkte nga Moska në Stamboll në Turqi dhe në Armeni – të dyja destinacionet që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë – janë shitur për sot. Ndërsa fluturimet më të lira nga kryeqyteti në Dubai kushtonin më shumë se 300,000 rubla (4,360 £; 4,945 dollarë) – rreth pesë herë më shumë se paga mesatare mujore e Rusisë.

Të dhënat e Google Trends treguan një rritje të kërkimeve në Aviasales, e cila është uebsajti më i popullarizuar i Rusisë për blerjen e biletave të udhëtimeve sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Marketing