Ngrohja me dru, alternativa më e lirë për qytetarët

Edhe pse tymi i oxhaqeve është një ndër ndotësit e ajrit, prapë ngrohja me dru mbetet zgjedhja më e parapëlqyer për më shumë qytetarë. Çmimi për një metër kub dru, kap vlerën prej rreth 3 mijë denarë. Ky çmim për familjet me gjendje financiare stabile nuk është edhe shumë i lartë, por është i papërballueshëm për familjet me të ardhura më të ulëta.

Marketing

“Ngrohemi me dru por ende nuk i kemi siguruar. Çmimet janë të larta për ne që i kemi pagat më të ulëta, për ne janë mjaft të shtrenjta. Varet sa është i ftohtë dimri, deri tani nuk ka qenë edhe shumë ftohtë, me 5-6 metra kemi kaluar.”
“Diku rreth 2500-2600 denarë janë çmimet. Për standardin e Maqedonisë këto çmime janë të larta.”

“Ende nuk kemi blerë dru, është herët. Këtë vit ende nuk i kemi parë çmimet, besoj që janë njëjtë si vitet e kaluara.”
Nga NP “Pyjet e Maqedonisë” thonë se edhe këtë vit çmimet e drunjve mbesin të njëjta dhe se interesimi i qytetarëve është në nivelin e duhur. Nga atje tregojnë se afati tremujor për realizim të marrëveshjes për blerje të drunjve, ishte në fund të vitit të kaluar.

Ka interesim nga qytetarët e vendit për blerje të druve. Ne kemi bërë thirrje me të cilën i kemi ftuar të gjithë të interesuarit të lajmërohen dhe të realizojnë marrëveshje. Për derisa në atë afat ndonjë filial ka sasi shtesë ndërsa njerëzit nuk kanë arritur marrëveshje, mundet që në mënyrë plotësuese të regjistrohen.

Në bazë të çmimores që është miratuar që nga viti 2014 çmimet janë në nivelin e njëjtë edhe pse duhet të potencoj se shpenzimet e prodhimtarisë janë rritur. Për kategoritë sociale kemi paraparë lirim prej 10% nga shuma e përgjithshme”- theksoi Borçe Bojçovski, ndihmës drejtor për punësime komerciale në NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Druri i ahut i blerë në depo pa transport kushton 2370 denarë për një metër kub, ndërsa dushku 2450 denarë për një metër kub.

Marketing