Nga 1 gushti do të ketë çmime të reja të ngrohjes qendrore kanë njoftuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Pjesa më e madhe e shfrytëzuesuvz të shërbimeve nga BEG do të kenë fatura më të larta për 14.18%. Arsyeja e vetme e rritjes së çmimit është rritja drastike e çmimit të gazit natyror, i cili është 10 herë më i lartë se çmimi që kemi pasur vitin e kaluar thotë Bislimovski.
“Në rrjetin më të madh me të cilin ngrohen më shumë se 90% e konsumatorëve në qytetin e Shkupit çmimi i ngrohjes qendrore rritet për 14.18%. Për konsumatorët që ngrohen përmes hekuranave çmimi rritet për 15.58 për qind dhe për konsumatorët e rrjetit në Shkup Veri çmimi rritet për 16.31 për qind. Për një faturë mesatare prej 1800 denarëve, kjo nënkupton rritje të kostos prej 250 denarë. Nëse fatura është 2000 denarë, nga gushti do të kushtojë 2800 denarë.”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.
Nga fillimi i vitit çmimi i ngrohjës është rritur për 28.18% dhe nëse nuk do të ishin subvencionet e qeverisë rritja e tanishme do të ishte 51%.
“TE-TO pritet të sigurojë 70 për qind të energjisë së nevojshme dhe 30 për qind nga termocentralet. Nëse nuk funksionon TETO dhe nuk ka subvencione nga shteti, çmimi do të rritet për mbi 100 për qind.”, tha Bislimovski.
Bislimovski apeloi deri tek të gjithë konsumatorët, duke filluar nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, që të ndjekin rekomandimet e BE-së për kursim dhe reduktim të ngrohjes gjatë sezonit të ngrohjes.