Nicolas Cage ndërpret xhirimet e “The Carpenter’s Son” në Greqi, sulmohet nga një tufë bletësh

Nicolas Cage ka shkuar në Greqi dhe më konkretisht në Megara për xhirimet e filmit të tij të ri, të titulluar “The Carpenter’s Son”.

Marketing

Aktori do të luajë në filmin e ri i cili fokusohet në fëmijërinë e Jezusit. Xhirimet ishin planifikuar të zhvilloheshin në shpellat e Megarës, por një problem i papritur ndryshoi planet e xhirimit.

Producentit iu desh të gjente një vend të ri për xhirimet, pasi Nicolas Cage u sulmua në një shpellë nga një tufë bletësh.