Banka e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit AD Shkup përmes një komunikate të Berzës së Maqedonisë ka informuar publikun se Nikolla Popovski është zgjedhur për drejtor eksekutiv dhe anëtar i Bordit Drejtues të Bankës.
Popovski vjen në vendin e Kirill Kolemishevskit, njeriu i parë i Bankës Zhvillimore i cili këtë funksion e kryente në 3 muajt e fundit, duke filluar nga 15 maji.
Përskaj Nikolla Popovskit, anëtar në Bordit Drejtues në Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit është edhe Veland Ramadani, i cili njëherit është edhe U.D Drejtor kryesor operativ.