Nikolloski dhe Milloshoski në takime me senatorët Li dhe Moran dhe kongresmenët Doll dhe Kllajn

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski dhe kryetari i Komisionit për politikë të jashtme Antonio Milloshoski e kanë filluar vizitën e tyre të punës në Uashington të SHBA-së.

Marketing

Në Uashington kanë realizuar takim pune të organizuar nga senatori Majk li nga Partia Republikane dhe kongresmeni Majk Doll nga Partia Demokratike. Poashtu kanë realizuar takim pune me senatorin Xheri Moran Ben Klajn, dy përfaqësues të Partisë Republikane në SHBA. Tema qendrore të takimit kanë qenë forcimi i bashkëpunimit politik, tregtar dhe i sigurisë së SHBA-së me shtetet e Evropës Juglindore si dhe potencialet e Maqedonisë në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta.

Nikollovski dhe Milloshoski kanë informuar për gjendjen në Maqedoni me çka kanë theksuar se në Republikën e Maqedoninë korrupsioni lulëzon, ndërsa ekono(MEDIAL)po fundoset. Realizimi i dobët i reformave dhe lufta e dobët me krimin dhe korrupsionin e çojnë mbrapa Maqedoninë dhe shteti ka humbur tre vjet me Zaevin dhe LSDM-në.

Nikollovski dhe Milloshoski kanë informuar bashkëfolësit edhe për tentimin e Zaevit të shmang zgjedhjet më 12 prill dhe përgjegjësinë e cila pason. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë anulimin e zgjedhjeve dhe të njëjtat do të mbahen më 12 prill, ndërsa pas fitores së zgjedhjeve vjen rindërtimi i Maqedonisë.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së