Nikolloski: Lidhje të reja ajrore nga Shkupi dhe Ohri, synohet Amerika e Veriut”

Në një intervistë ekskluzive për TV Alfa, zëvendëskryeministri Nikolloski njoftoi hapjen e linjave të reja ajrore që lidhin Shkupin dhe Ohri me disa prej destinacioneve më të rëndësishme evropiane. Ndër më të spikaturat janë linjat Gjenevë-Shkup dhe Paris (Orly)-Shkup, të cilat pritet të jenë një lehtësim i madh për diasporën maqedonase në Zvicër dhe Francë.

Marketing

“Gjenevë-Shkup është një sukses i madh që do të thjeshtojë udhëtimin e mijëra bashkatdhetarëve, të cilët deri tani ishin të detyruar të përdornin aeroportin e Prishtinës apo fluturimet me lidhje,” tha Nikolloski.

Në kuadër të politikës së re të subvencionimit, për vetëm gjashtë muaj janë hapur 9 linja të reja, duke përfshirë Barcelona, Lion, Dubai, Shtutgart dhe Amsterdam nga Shkupi, si dhe Bazel dhe Stamboll nga Ohri.

Zëvendëskryeministri gjithashtu theksoi përpjekjet për të sjellë fluturime ndërkontinentale nga Maqedonia e Veriut, duke synuar hapjen e linjave për në Amerikën e Veriut. “Shkupi ka potencial të bëhet aeroporti i tretë në Ballkan me lidhje ndërkontinentale. Kjo do të jetë një shtysë e madhe për turizmin, biznesin dhe imazhin ndërkombëtar të vendit tonë,” përfundoi ai.