Nikolloski: Prioritet i kësaj qeverie është Korridori 10, në drejtim të Serbisë dhe Greqisë

Prioritet numër një për këtë Qeveri është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë Shkup-Selanik me shpejtësi prej 200 km në orë, që është pjesë e korridorit 10, i cili ndjek vijën në drejtim të Greqisë dhe të Serbisë.

Marketing

Kështu u lavdërua zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski përmes një video nga takimit ministror i ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian.

Por, pëmendi se po punojnë edhe për Korridorin 8, cili shkon në drejtim të Shqipërisë dhe të Bullgarisë.

Aleksandar Nikolloski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve

“Fillimisht theksova se në lidhje me linjat ajrore, kemi politikë të re për subvencionim, përmes të cilës pres që vitin e ardhshëm të sjellë destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit, por edhe diku rreth 20% më shumë udhëtarë dhe sa më shumë turistë në Maqedoni. Për qytetarët e Maqedonisë do të thotë më shumë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit”, u deklarua Nikollovski.

Marketing