Nikollovski: Inspektorateve u janë rritur autorizimet

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive të gjitha inspektoratet kanë fituar autorizime më të mëdha, për të reaguar ndaj shkelësve të masave anti kovid. Zëvendës kryemisnitri Lupço Nikollovski deklaroi se nëse konstatohen shkelje të protokolleve shëndetësore nga subjektet juridike menjëherë do të merren masa përfshi ndërprerjen e punës.
“Nëse inspektorët në teren konstatojnë se ndonjë subjekt i caktuar juridik i shkel protokolet shëndetësore në të njejtin moment do ti shqiptohet masë për ndërprerje të përkohëshme të punës prej 10 deri në 30 dit. Këtë masë inspektorët nuk e kishin deri më tani.”, tha Lubço Nikollovski, zv/kryeministër.
Çmimi i dënimeve do të mvaret nga madhësia e subjektit juridik tha Nikollovski.
“Lartësia e dënimeve do të varet nga madhësia e subjektit juridik, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe dënime adekuate për personat përgjegjës të subjekteve juridike, tregtar individual apo persona fizik.”, tha Nikollovski.
Të gjithë qytetarët dhe afaristët duhet ta kuptojnë se gjendja është tejet serioze tha Nikollovski duke shtuar se qeveria nuk do të bëjë kompromis kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve.
Marketing