Nikollovski paralajmëron masa të reja në bujqësi

Në seancën e ardhshme të Qeverisë do të sillen masa të reja në bujqësi, ndërsa ato konkretisht do të jenë për orizin dhe mollën.

Marketing

Këtë e paralajmëroi ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, gjatë manifestimit “Ditët e orizit të Koçanit”, duke paralajmëruar mbështetje të vazhdueshme por edhe mbështetje më afatgjate për prodhuesit bujqësorë.

Në kuadër të masave intervenuese në bujqësi, ministri Nikollovski përkujtoi se vitin e kaluar subvencionet për të gjitha prodhimet bujqësore ishin rritur në mënyrë lineare për dhjetë përqind, përderisa te orizi ajo rritje ishte shumë e madhe dhe ishte rreth 300 për qind për një hektar në krahasim me periudhën paraprake.

Nikollovski theksoi se nga korrja e këtij viti e orizit në Koçan priten të ardhura mesatare pas rreth pesë mijë kilogramëve nga një hektar, me çka rekolta e përgjithshme do të duhej të peshojë rreth 15.000 tonë arpë orizi.

Për shkak të sipërfaqeve më të vogla të cilat ishin mbjellë në pranverë, prodhuesit bujqësor shpresojnë në rritje të çmimit blerës, i cili për momentin ende është nën nivelin e pritur dhe lëviz për rreth 13 denarë për një kilogram arpë.