Nikollovski: Për momentin është e rëndësishme të bashkohet shumica demokratike në Kuvend

Sekretari gjeneral i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Ljupço Nikollovski në intervistë për TV21 ka porositur se gjatë kësaj periudhe, më e rëndësishme është të bashkohet shumica demokratike në Kuvend, shumicë e cila do të garantojë rrugën euroatlantike, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

Marketing

“Nuk është i rëndësishëm asnjë funksion, as karriera. Normale, nëse kryetari Zoran Zaev parashtron dorëheqje, atëherë tërë udhëheqësia është në dorëheqje dhe ky është problemi më i vogël. Asnjë pozitë nuk është e rëndësishme, më e rëndësishme për momentin është që LSDM dhe forcat progresive të përqendrohen në qëllimin parësor – shumica të bashkohet dhe të rrumbullakohet në Kuvend”, tha Nikollovski.

Sa i takon zhvillimeve në LSDM, Nikollovski porositi se LSDM nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit do të marrë shumë mësime.