Nikollovski: Po bëhen përpjekje maksimale për eksport të pjeshkave në vende të tjera

Qeveria punon në atë që të mos ketë dëmtime nga ndalesa për import të pjeshkave nga Maqedonia në Federatën Ruse dhe të kthehet gjendje në normale, theksoi sot ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shumimit të peshqve të akumulimit Glloboçicë.

Marketing

Përsëriti se vendi nuk ka marrë njoftim zyrtar për masën e përkohshme dhe se në vijim janë kontrolle të përforcuar inspektuese të pikave.

Sipas Nikollovskit, përfaqësues të kompanive nga Anglia dhe Kosova tanimë janë në Rosoman që të vlerësojnë se nëse mund të blejnë sasi të caktuara nga tre kamionët që i ktheu Rusia.

“Jemi të përkushtuar për eksportim deri në kilogramin e fundit të pjeshkave ose çfarëdo lloj peme, të sigurohet plasman në tregje të tjera. E menaxhuam këtë gjithë javën dhe sot përfaqësues të kompanive nga Anglia dhe Kosova janë në Rosoman. Menaxhuam që të mund të eksportohet ajo që tanimë është përgatitur”, nënvizoi ministri.

Njoftoi edhe se ka iniciuar takim me ambasadorin rus në Maqedoni.
“Si bashkë-kryetar i komisionit ndërqeveritar kontaktova me palën tjetër, por Qeveria e re në Rusi nuk ka emëruar bashkë-kryesues. Gjithë vitin po i mirëmbajmë marrëdhëniet partnere edhe në pjesën e bujqësisë, me vizitën time në Rusi bëmë gjithçka që t’i normalizojmë aktivitetet, për shkak se në pesë vitet e fundit nuk ka pasur kurrfarë komunikime qeveritare”, shpjegoi ministri Nikollovski.

Marketing