Nikollovski: Sllovenia partner i rëndësishëm tregtar

Potencialet e prodhimtarisë bujqësore të Maqedonisë, mbështetjen dhe mundësitë për investim në agrosektor dhe sferat e tjera në Maqedoni, si dhe oferta turistike të shtetit, janë prezantuar në biznes forumin në kuadër të panairit për ushqim dhe bujqësi AGRA2018, që mbahet në Gornja Radgona në Slloveni.

Marketing

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në forum ka potencuar se Sllovenia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe se Qeveria e Maqedonisë punon në rritje të këmbimit tregtar me Slloveninë.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e RM-së çdo vit nga buxheti ndan mjete financiare në vlerë prej gjysmë milionë euro, për mbështetje të firmave me orientim eksportues, për promovim të prodhimeve të tyre në tregjet e huaja”, ka thënë Nikollovski, njofton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nikollovski i ka inkurajuar kompanitë nga Maqedonia dhe Sllovenia që t’i shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunim.
Siç ka thënë kryetari i Kuvendit të Sllovenisë Dejan Zhidan, këmbimi i përgjithshëm tregtar midis dy vendeve vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016 shënon rritje, ndërsa gjithashtu edhe sivjet është regjistruar rritje.
Maqedonia këtë vit për herë të parë është vend-partner i edicionit të 56-të të një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare për ushqim dhe bujqësi në Evropën Qendrore dhe Lindore, AGRA2018.

Republika e Maqedonisë në panair prezantohet me prodhimet tona të njohura bujqësore, traditën tonë, shijen e njohur nga Maqedonia, si dhe mundësitë për investim në agrokompleksin e Maqedonisë. Si vend-partner Maqedonia, ka stendë të saj në të cilën gjithsej 27 kompania nga Maqedonia i promovojnë prodhimet e tyre, midis të cilave ka prodhues të prodhimeve organike, përpunues të pemëve dhe perimeve, bodrume verërash, përfaqë