Nikollovski: VMRO-ja do arrinte marrëveshje më të mirë për emrin

Nëse qytetarët dhe Kuvendi nuk e pranojnë këtë marrëveshje për emrin me Greqinë, qeveria e ardhshme e VMRO-së do të rinegociojë emrin dhe jam i bindur se do të arrimë marrëveshje më të mirë, thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski në bisedën javore për REL.

Marketing

Kjo nënkupton se nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet nuk do ta respektojë marrëveshjen?

“Ajo nënkupton se qeveria e ardhshme e VMRO-së do të organizohej shumë më mirë, do të angazhonte më shumë ekspertë rreth vetes dhe nëse tani nuk kalon ndryshimi i Kushtetutës, pasi nëse kalon qytetarët janë të vetëdijshëm se puna është kryer, por nëse kjo marrëveshje nuk pranohet edhe nga Kuvendi, ne jemi të gatshëm me këtë apo qeveri tjetër greke të nëgociojmë dhe jam i bindur se do të arrijmë marrëveshje më të mirë”, ka thënë Nikollovski

Marketing