Jemi të gatshëm që të jemi në ndihmë në procesin e realizimit të Marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar ndërmjetësi i çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic pas takimit me zëvendës-ministrin për Punë të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos.
‘Marrëveshja e Prespës është hap mjaft i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara jemi të gatshëm të jemi në ndihmë, ashtu siç do të zhvillohet procesi”, tha Nimic, njofton “DW” në gjuhën maqedonase.
Megjithëse ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me palën maqedonase dhe greke, ndërmjetësi Nimic ka refuzuar të komentojë për zhvillimet e fundit politike ndërmjet këtyre dy shteteve.
Realizimi i Marrëveshjes së Prespës është në fazën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat përfshijnë miratimin e katër draft – amendamentet të cilat sot Qeveria e Maqedonisë i dorëzoi në Kuvendin e Maqedonisë, për votimin e dytë, që duhet të ndodh më 15 janar të 2019-s.