Nimic: Nëse dështon referendumi, bota do të heq dorë nga ju

“Refuzimi i Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë mund të interpretohet si porosi në botë se nuk jeni të interesuar për zgjidhje, nuk jeni të interesuar për proceset e BE-së dhe NATO-s”,- ka deklaruar ndërmjetësuesi i OKB-së për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, Metju Nimic, në një intervistë për BIRN.

Marketing

“Pjesa tjetër e botës do të thotë: OK, këta njerëz nuk janë të interesuar të zgjedhin çfarëdo qoftë, atëherë pse të kujdesemi ne? Dhe kështu, do të kalojnë shumë, shumë vite që të zgjidhet kjo pjesë nëse tani refuzohet propozimi”,- vlerëson ndërmjetësuesi i kontestit për emrin, Metju Nimic.

Nimic thotë se pa marrë parasysh epilogun e referendumit, ai e ka mbyllur kapitullin për kontestin e emrit dhe nuk do të merret më me këtë çështje.

“Shpresoj se marrëveshja do ta miratohet në të dy shtetet, por në çdo rast, unë nuk do të merrem më. Kuptohet, gjithmonë do të lidhem me këto dy vende në mënyrë të veçantë, por nuk do të jem më përgjegjës dhe të kujdesem për këtë çështje”,- tha Nimic.

Për të, ideja e pritjes afatgjate për zgjidhjen e kontestit të emrit është rrezikshme.

“Atyre në shtetin tuaj që thonë: hajde të presim, ta lëmë edhe disa vite, do të kemi marrëveshje më të mirë. Ju nuk e dini se atëherë ku do të jetë BE, a do të dojë edhe ndonjë anëtar dhe a do të duan të jetë shteti juaj, nuk e dini ku do të jetë NATO, nuk e dini se çfarë do të ndodhë me Greqinë, me ndërrimin e pushtetit të saj, nuk e dini se çfarë do të ndodhë me rajonin”.

Nimic në intervistë po ashtu përgënjeshtron zërat se çështjet e identitetit asnjëherë nuk kanë qenë lëndë e bisedimeve.