Nimic: Udhëheqësia dhe politikanët në Shkup janë para vendimeve të mëdha

Udhëheqësia dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit të tyre, deklaroi ndërmjetësi i KB-së në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic.

Marketing

Duke e komentuar jehonën e pamjaftueshme të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, Nimic në një deklaratë për TV Antenën greke në Nju-Jork thotë se fokusi duhet të vihet tek ata të cilët dolën dhe votuan “për”, pasi ata të cilët janë kundër edhe nuk votuan nuk ofrojnë një alternativë tjetër, transmeton MIA.

Marrëveshja e Prespës, sipas Methju Nimic është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën për të ardhmen stabile të të gjithë Ballkanit.