“Ninxha” sot dëshmon për ngjarjet e “27 prillit”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Në seancën e sotme duhet të dëshmojë Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili ka propozuar tre dëshmitarë. Në seancën e kaluar nga e drejta për të dhënë dëshmi u tërhoqën të akuzuarit Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo dhe Mitre Pitropovski.

Disa nga të akuzuarit të cilët kanë dëshmuar në seancat e kaluara, theksuan se dita e 27 prillit ka qenë e planifikuar dhe se organizatorë ka pasur edhe nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, me çka me kërkesë të PSP-së u arrestua dhe paraburgos ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.

Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzat i përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”.