Ballina Lajme Kosovë Nipi i Adem Jasharit emërohet në krye të Ushtrisë së Kosovës

Nipi i Adem Jasharit emërohet në krye të Ushtrisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, emëroi sot gjeneralmajorin Bashkim Jashari, komandant të ri të Forcës së Sigurisë.

Marketing

Në një njoftim të zyrës së saj thuhet se “emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”.

Bashkim Jashari ka marrë edhe urime nga familjarët e tij, të cilët theksojnë se nipi i Komandantit Legjendarë Adem Jasharit është emëruar Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Familjari i tij i afërt shreh dëshirën sikur Adem Jashari të ishte gjallë dhe ta shihte nipin e tij duke komanduar Ushtrimë e vendit.

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që ka rezultuar me pavarësi të Kosovës.

Marketing
Exit mobile version