Nipi rrahu deri në vdekje 66 vjeçarin nga Koçani

Gjashtëdhjetë e gjashtëvjeçari S.M. nga Koçani, i cili është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, nga nipi i tij V.Z. (19), ka vdekur dje rreth orës 13:00 në Spitalin Klinik të Shtipit.

Marketing

Siç kumtoi MPB, S.M. nga i nipi i janë shkaktuar lëndime me një gjësend metalik në pjesën e kokës.
Trupi i personit të vdekur është dorëzuar për autopsi. V.Z. është shoqëruar në polici dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Koçanit për procedurë të mëtejme. Është njoftuar prokurori publik.

Marketing