Këtë mëngjes në orën 9:30 në Gjykatën Speciale në Prishtinë ka nisur marrja në pyetje e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Këtë për TV21 e konfirmon Sekretari Organizativ i integristëve Artan Grubi, i cili po e shoqëron Ahmetin në Prishtinë.
Grubi pohon se sipas agjendës, dëshmimi i Ahmetit para Gjykatës Speciale është paraparë të bëhet sot dhe nesër.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ish-pjesëtar në UÇK, është ftuar në këtë Gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, për aktakuzën e ngritur për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.