Nis funksionimi i linjës ajrore Stamboll-Ohër dhe anasjelltas

Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në Aeroportin “Sh. Apostull Pavle” në Ohër, do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër.

Marketing

Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish Airlines” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit.

Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish erllajns do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e saj.

Marketing