Nis fushata “Futbolli kundër diskriminimit”, futbollistët e kombëtares pro tolerancës

Në prag të fillimit të Kampionatit Europian të Futbollit, Federata e Futbollit, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar promovuan fushatën kundër diskriminimit.

Marketing

Qëllimi i saj është që përmes mesazheve audio-vizuele të përkthyera në 7 gjuhë, të promovohet barazia, toleranca dhe të ketë mirëkuptim më të madh ndaj njëri-tjetrin.

“Qëllimi ynë është që stadiumet futbollistike të jenë vende për kënaqësi dhe tolerancë ku do të respektohen lojtarët, tifozët, arbitri futbollistik dhe personat zyrtarë. Besoj se të gjithë ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që pas përfundimit të ndeshjeve të flasim vetëm për futbolli, jo për diçka tjetër. Zëshëm themi po për tolerancën.”,- deklaroi kryetari i Federatës së Futbollit të RVM-së, Muamet Sejdini.

“Pandev, Ademi, Alioski, Bardhi, Elmas, Hasani, Ristoski dhe gjithë futbollistët e tjerë u bënë sinonim i bashkësisë, miqësisë dhe respektit të ndërsjellë. Për këtë arsye ne si komision menduam se FFM paraqet një shembull pozitiv për të ndërtuar një kulturë më të lartë të barazisë dhe mirëkuptim midis të gjithë qytetarëve.”,- tha kryetarja e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Vesna Bendevska.

“QMBN mbështet fushatën kundër diskriminimit dhe njëherit një kohë të gjatë punon mbi çështjet e diskriminimit, barazisë dhe tolerancës në shoqëri.”,- theksoi Aleksandar Kërzhalovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Kampioni Europian 2020 do të realizohet prej 11 qershor deri më 11 korrik me transmetim të drejtpërdrejtë në TVM2. Ndeshjet futbollistike të përfaqësueses së RVM-së do të zhvillohen më 13, 17 dhe 21 qershor.