Nis gjysmë-vjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme

Shkollat në vend kanë hapur sot dyert për nxënësit të cilët këtë gjysmë vjetor të dytë do ta nisin përsëri me mungesë të librave shkollorë. Pak kohë më parë nga dikasteri i Arsimit informuan se shpërndarja e teksteve shkollore do të nis gjatë kësaj jave, premtime të tilla ka pasur edhe në katër muajt e parë të vitit shkollor, por thuajse të gjitha shkollat fillore në vend gjysmë-vjetorin e parë e përmbyllën me mungesë të librave. Drejtoritë e disa shkollave thonë se ende nuk janë kontaktuar nga dikasteri i arsimit për tu informuar për çështjen e teksteve.

Marketing

Sa u përket librave, në shkollën tonë kemi mungesë të librave, por deri më tani nuk kemi ndonjë farë shkrese apo ndonjë farë informate në lidhje me distribuimin e librave të cilat nevojiten në shkollën tonë”-tha Teuta Idrizi, drejtoreshe e sh.f” Liria”.

Drejtoresha e Shkollës Fillore “ Ismail Qemali” thotë se distribuimi i librave në Komunën e Çairit ka filluar. Megjithatë edhe në këtë shkollë gjysmë vjetori i dytë ka nisur në mungese të teksteve shkollore.

Në komunën tonë ka filluar, prej dje domethënë kemi marrë informatë se do të shpërndahen librat nëpër lëndë të cilat mungojnë. Ne kemi dhënë listën e mungesës së librave për çdo lëndë. Nuk kemi shumë mungesë të librave, kështu që prej nesër do të fillojë shpërndarja a e librave aty ku mungojnë.”-tha Burbuqe Ymeri, drejtoresh e sh.f “Ismail Qemali”.

Për vitin shkollorë 2019/2020 numri i nxënësve është 270.000, nga të cilët 20 000 janë në klasë të parë. Gjysmë vjetori i dytë përfundon më 10 qershor. Nga 10 janari arsimtarët për punën e tyre do të marrin paga për 10 % më të larta.

Marketing