“Mbikëqyrjen do ta bëjë prokurori themelor publik nga Shkupi, do të marr pjesë edhe unë dhe një prokuror kujdestar nga Kumanova, një ekip mbikëqyrës nga SPB Kumanovë bashkë me krimteknikën nga Shkupi, një elektroinxhenier dhe inspektor për zjarre. Pas përfundimit të mbikëqyrjes do ta informojmë publikun”, deklaroi shefja e prokurorisë së Kumanovës, Teuta Bediu Ramadani.
Kryetarja e Gjykatës Themelore, në Kumanovë, Snezhana Manev tha se pret që mbikëqyrja ta tregojë shkakun e zjarrit.
“Pas përfundimit të mbikëqyrjes, do të fillojë rregullimi i hapësirave të bodrumit. Deri atëherë rastet urgjente do të zgjidhen në Gjykatën Penale në Shkup me urdhër të Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë”, deklaroi Manev.
Zjarri në Gjykatën e Kumanovës shpërtheu pardje në orën 1:35. Dje kishte roje zjarrfikëse dhe zjarrfikësit e Kumanovës në dy raste e shuanin tymin nga arkivi.