Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se nga mesi i muajit prill (14.04.2025) do të fillojë zyrtarisht funksionimi i kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) në pikën e përbashkët kufitare Bllacë – Elez Han.
Ky hap përfaqëson një realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.