Nis në Lituani e përfundon me Serbi – Zvicër, ndeshje të zjarrta në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve vjen sot me tetë ndeshjet e fundit të javës së tretë.

Marketing

Dita nis me Përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të luaj si mysafire e Lituanisë, më fillim nga ora 15:00, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ora 18:00, Kroacia përballet me Skocinë, ndërsa Bulgaria me Luxenburgun.

Mbrëmja e sotme do të jetë e zjarrtë, pasi ka disa ndeshje interesante.

E rendësishme për ne është ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, e cila zhvillohet në Leskovc, më fillim nga ora 20:45.

Të ftuar për kombëtaren zvicerane janë edhe dy futbollistët kosovar, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Marketing