Nis ofenziva për Granit Xhakën, Mourinho “All In” për kosovarin

Jose Mourinho nuk është dorëzuar për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës dhe madje thuhet se nuk e ka në plan të dorëzohet deri në fund.

Marketing

Portugezi e ka angazhuar Tiago Pinton që të nis bisedimet me Arsenalin ngase e ka top prioritet të janarit.

Për të siguruar Xhakën, Roma duhet së pari të shes Diaëaran, gjë e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Mourinho mund të thyej gjitha rekordet e klubit për shërbimet e Xhakës.

E vetmja shpresë e Romës është nëse Arsenali mund të siguroj shërbimet e Ruben Neves dhe në këtë rast do të lejonte largimin e Xhakës.

Synimi i Mout është që në qendër të mesfushës të ketë dyshen Xhaka-Sergio Oliviera, për të cilin synim ka kryer 50% të punës ngase në këtë afat ka siguruar deri më tani shërbimet e mesfushorit të Portos.

Marketing