Nis programi i viza lotarisë 2020

Sot në ora 18:00 është hapur për regjistrim Programi i viza lotarisë për vitin 2020, dhe i njëjti mbyllet më datë 6 nëntor 2018, e martë, në ora 18:00. Aplikuesit mund të gjejnë formularin elektronik për lotarinë si dhe të gjitha udhëzimet në ueb faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Marketing

Aplikimi për këtë program është pa pagesë.

Ruani dhe shtypni faqen tuaj të konfirmimit elektronik pas përfundimit të aplikimit për të kontrolluar më tej statusin e aplikacionit.

Duhet të mbani kopje të numrit unik të konfirmimit, të paktën deri më 30 shtator 2020. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse jeni selektuar.

Duhet të regjistroheni me fotografi të re të bërë brenda gjashtë muajve të fundit. Nëse përdorni fotografi të vjetër do të diskualifikoheni.

Mund të bëni vetëm një regjistrim.

Më 7 maj 2019 duhet të kontrolloni nëse jeni zgjedhur.

Stejt Departamenti nuk do t’ju kontaktojë përmes email-it.

Nëse merrni email ku thuhet se keni fituar, atëherë ai email është mashtrim.

Marketing