Danev: Nuk do të votoj për ndryshime kushtetuese

Menjëherë pas përfundimit të referendumit unë e thash qëndrimin personal se për mua ky proces ka përfunduar, se verdikti i qytetarëve ishte i qartë dhe qartë i shprehur gjatë referendumit, deklaroi sonte deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev para fillimit të Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Marketing

Ai përsëriti se nuk ka census dhe se nuk janë përmbushur kushtet nga Kushtetuta për referendum të suksesshëm.

“Unë si deputet nuk do të votoj për ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të RM-së”, theksoi Danev.
Në pyetjen çfarë nëse ka votim të fshehtë, Danev tha se nëse ka votim të fshehtë do të dalë nga seanca.

Në pyetjen nëse është i pranueshëm opsioni për zgjedhje të parakohshme, ai tha se për këtë do të bisedojë me trupin e partisë.

Marketing