Çavi Hernandez kërkon sulmuesin gjeorgjian të Napolit

Pas vendimit për të qëndruar në stolin e Barcelonës, trajneri Çavi dhe drejtori sportiv Deko kanë nisur menjëherë nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Kjo do të thotë se merkato që do të kryejnë katalansit këtë verë është i rëndësishëm për t’u rikthyer në elitë.

Marketing

Sipas mediave spanjolle, emri i parë në listë është ai i Kviça Kvaratskelia, lojtari gjeorgjian që luan me Napolin në Serie A. Një mesfushor që ka deklaruar edhe më herët se është tifoz i ekipit katalanas.

Edhe më herët Barcelona është interesuar për 23-vjeçarin gjeorgjian, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Napoli. Ndërkohë që, kostoja e kartonit të tij vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Javën e ardhshme mund të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim, pasi menaxheri i lojtarit do të vijë në Itali për të diskutuar. Është konfirmuar një takim me presidentin De Laurentiis, që duket se do të hapë krahun para një oferte të mirë.