Ka filluar renovimi dhe rikonstruimi i ambulantave, laboratorëve dhe ordinancave specialistike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” pranë Spitalit Universitar për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Drejtoresha e klinikës Irena Aleksioska Papеstiev tha se investimi është në vlerë prej 29.000.000 denarësh dhe do të krijojë kushte për diagnostikim dhe trajtim më efikas të pacientëve, I cili do të përfundojë deri në fund të vitit. Ajo theksoi se kjo klinikë ka një frekuencë të lartë, me rreth 4,000 lindje, ndërhyrje kirurgjikale nga ato minimalet deri te më komplekset gjinekologjike, të cilat janë rreth 5,000, dhe 73,000 ekzaminime specialistike dhe subspecialistike.