Nis rindërtimi i shkollës fillore “Milto Gurra” në Cërvicë të Kërçovës

Komuna e Kërçovës ndërton objektin e ri të Shkollës fillore ” Milto Gurra ” në fshatin Cërvicë të Kërçovës.

Marketing

Ky hap filloi te konkretizohet për shkak se, objekti i vjeter i shkollës humbi funkcionalitetin e tij të plotë dhe për këtë arsye u vendos që objekti i vjetër i shkollës të rrënohet dhe të ndërtohet krejtsisht objekt i ri modern.

Projekti i ndërtimit të objektit shkollor kap vlerën e 33.739.057,00 den.

Sot, ndërtimi vazhdon me një intensitet të lartë të punës, që deri në afatin e paraparë të përfundohet dhe nxënësit të këthehen në bankat e shkollës dhe të vijojnë mësimin në kushte shumë më të mira se vitin e kaluar.