Rita Ora ka përgjedhur një familje për t’ia rindërtuar shtëpinë pas tërmeteve në Shqipëri.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë kontributin e saj pas tërmeteve në Shqipëri.
Ajo përzgjodhi një familje për t’ia rindëruar shtëpinë dhe tani më puna veçse ka filluar.
Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili e ka falënderuar publikisht këngëtaren kosovare.
“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce!❤ Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora.
Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord”, ka shkruar Veliaj në Instagram.
Ishte edhe Rita ajo e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi ku i ka falënderuar të gjithë ata që po japin kontributin e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë.