Nis sezoni pranveror me derbin Shkupi-Shkëndija

Derbi, Shkupi – Shkëndija luhet në Kërçovë

Marketing

Me ndeshjet e javës së 19-të, të dielën fillon pjesa pranverore e kampionatit 2022/2023, në Ligën e Parë të futbollit vendor. Dy takimet më tërheqëse zhvillohen në Kërçovë dhe Kavadar ku për përballen Shkupi- Shkëndija dhe Tikveshi – Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00

Derbi i sezonit pranveror Shkupi – Shkëndija do të zhvillohet në Kërçovë shkak i pezullimit të fushës së skuadrës nga Çairi. Dy ekipet, sic percjell KlanM, kanë zhvilluar përgatitje cilësore në Antali dhe presin një sezon të suksesshëm.

“Tregova se luajnë dy ekipet më cilësore, e dijmë që Shkëndija bëri përforcime të mëdha gjatë këtij afati kalimtari të dimrit duke sjellë lojtarë shumë të mirë, ndërsa ekipi jonë mbetet pothuajse i njëjtë, lojtarët njihen mirë mes vete ,kishim vetëm dy freskime një portier dhe një futbollist dhe sa i përket lojës mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe le të fitojë ekipi më i mirë”, thotë trajneri i FC Shkupi, Goce Sedlloski.

Nga ana tjetër trajneri i “kuqezinjve” Qatip Osmani, është i bindur se ekipi i tij është i gatshëm për vazhdimin e kampionatit, ndërsa sipas tij epilogun e kësaj ndeshjeje derbi do ta vendosin detajet.

“ Shkëndija është një klub që në çdo ndeshje shkon në fitore, do me thënë në çdo ndeshje mundohet ta japë maksimumin, ashtu edhe për këtë ndeshje mendoj se Shkëndija do të sulmojë edhe do t’i kërkojë tre pikët”, u shpreh trajneri i KF Shkëndija, Qatip Osmani.

Lideri i tabelës, Struga Trim Lum, sic njofton KlanM, pjesën pranverore do ta nis me transfertën në Kavadar përballë Tikveshit. Struganët thonë se opsioni I vetëm është të fitohen tre pikët.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme por gjithashtu edhe e vështirë. Tikveshi ka treguar këtë vit që është ekip i paparashikueshëm sidomos në terrenin vendas ka treguar ndeshje të mira. Ne kemi bërë një faze përgatitore shumë të mire, jemi të përgatitur maksimalisht dhe shpresojmë që të dielën të shkojmë të tregojmë dhe të bëjmë maksimumin dhe të kthehemi me tre pike në Strugë”, tha kapiteni i KF Struga Trim Trim Lum, Bunjamin Shabani.

Në tre ndeshjet tjera, takohen: Pobeda – Rabotniçki, Makedonija Gj.P – Akademija Pandev dhe Bregallnica – Skopje.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë me një minutë heshtje, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Java e 19-të, e diel në ora 14:00, takohen:

Shkupi – Shkëndija

Tikveshi – Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P – Ak.Pandev

Pobeda – Rabotniçki

Bregallnica – Skopje

Marketing