Nis shkuarja e mërgimtarëve, krijohen kolona në dalje të Kosovës

Mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet, kanë filluar të kthehen në vendet ku ata jetojnë.
Kjo ka bërë që të krijohet fluks i madh i makinave që presin në pikat kufitare.

Marketing

Ashtu siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, këto pritje zgjasin për disa minuta.

Siç bëhet e ditur nga MPB-ja pritjet më të mëdha janë në pikën kufitare në Merdarë.