Nis skriningu i popullsisë për imunitet nga koronavirusi

Gjatë pauzës në punë, në vend të kafes me kolegët, qytetarët janë rreshtuar për të bërë skriningun.

Marketing

55 vjecarja Sonja Mlladenoviç pret me shumë durim që të bëjë pasqyrën shëndetësore. Ajo është njëra nga 200 qytetarët që kanë dhuruar gjak, për të kuptuar nëse kanë apo jo antitrupa kundër Covid-19. Sonja është vaksinuar me të trija dozat dhe nuk është infektuar asnjëher edhe kur dy vajzat e saj rezultuan pozitiv.

Informacioni nëse KA apo JO antitrupa do t’i shuaj të gjitha dyshimet që e shqetësojnë.

“Ku ta di unë, punoj me njerëz. Kam kontakte të vazhdueshme dhe kjo më bën të mendoj se mund ta kem kaluar virusin por pa simtoma. Thjeshte dua ta vërtetoj”, u shpreh qytetarka Sonja Mlladenovic.

Për disa sekonda, puna është e kryer dhe Sonja kthehet në vendin e punës. Bashkë me të edhe 200 qytetarët e tjerë të cilët bëjnë të njëjtën analizë do të presin rezultat. Dr.Arsov nga Instituti i Imunologjisë thotë se ky skrining do të japë pasqyrë më të qartë për imunitetin kolektiv dhe zhvillimin e virusit.

“Do përpiqemi të mbledhim rreth 1000 testime dhe kjo do të jetë mostër përfaqësuese që më pas do të bëjmë vlersimin. Nuk jemi aq të sigut se çfar e bën një person të ndjeshëm ndaj infeksionit. Pse dikush që është i ekspozuar ndaj infeksioneve por nuk është infektuar kurrë, sigurisht këtu luajnë rol faktorët gjenetik ose ndonje infektim i mëhershëm i të njejtit virus ose ndonjë virusi të ngjajshëm, apo kanë imunitet të fortë”, theksoi Todor Arsov nga Instituti i Imunologjisë.

Vitin e kaluar është bërë skriningu i parë. Nga Instituti thonë se pas shfaqjes së varianteve të reja të Covid-19, autoritetet duhet të bëjnë krahasimin dhe një strategji për mbrojtje nga virusi.

“Këtë javë planifikojmë që nëpër lokacione të ndryshme të Shkupit, të bëjmë skrining me qëllim që të kapim kalimtarët e rastit, këtë do ta bëjmë edhe në të gjithë shtetin në bashkëpunim me qendrat lokale të shëndetit publik dhe shërbimet transfuziologjike lokale”, u shpreh Teodora Brnjarçoska nga Instituti i imunologjisë.

Nevojiten rreth dy javë për analizën e materialeve dhe për të kuptuar gjendjen aktuale. Vitin e kaluar rezultatet e skriningut treguan se 30% е të testuarve ishin 0 pozitiv, domethënë kishin njëlloj imuniteti i formuar për shkak të sëmundjes. (RTVM)