Nis takimi Kurti- Mustafa për marrëveshjen e koalicionit qeverisës

Ka nisur takimi mes kreut të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa në kuadër të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.Dy liderët, Kurti e Mustafa tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës ku edhe po mbahet takimi për arrijnë një marrëveshje.

Marketing

Takimin e sotëm me Mustafën, e ka konfirmuar vetë Kurti, i cili ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur.

Kujtojmë se në takimin e fundit që u mbajt më 2 dhjetor kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk arritën një marrëveshje për koalicion qeverisëse edhe pse u raportua që atë ditë do të nënshkruhej kjo marrëveshje.