Grupi i parë i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është nisur për në Vendet e Shenjta për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame, Haxhin.
Zv/ drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Muharrem Hasani I shoqëruar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe zyrtarë tjerë të BFIM-së, mbrëmë përcollën për në vendet e shenjta grupin e parë të Haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut . Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut paraprakisht kishte marrë masa që Haxhilerët të kalojnë më së miri në aeroportin e Shkupit, ndërkohë që bashkërisht, nga thellësia e zemrës ju dëshiruam rrugëtim të lehtë e haxh të pranuar.