Nisin hetimet për pasurinë e Elvana Gjatës

Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka nisur hetimin pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi i doli emri në komunikimet e njeriut të botës së krimit, Ervin Matës, në telefonat e koduar SKY ECC.

Marketing

Klan News raporton se Prokuroria Speciale në Shqipëri do të hetojë pasurinë e këngëtares së njohur pasi në bisedat e Ervin Matës përmendej emri i këngëtares dhe shuma të konsiderueshme parash që do të transferoheshin nga llogaria e saj.

Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur katër persona u arrestuan dhe gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim. Në mesin e të kërkuarve është edhe Ervin Mata, që para pak viteve kishte lidhje dashurie me Elvana Gjatën.