Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit në Tetovë

Kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit në fabrikën POFIX në Tetovë. Në këto hetime marrin pjesë Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, policia e Tetovës dhe ekpertë për zjarrin nga Shkupi. Nga prokuroria nuk kanë qartësuar se sa do të zgjasin hetimet, por pas kryerjes së plotë të ekpertizës të njejtat do t’i kumtohen opinionit.

Marketing

Ndërkaq, Drjetori I Drejtorisë për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov tha se njësitit territorial të zjarrfikësve të Tetovës u nevojiten më shumë pajisje teknike dhe automjete të reja kundër zjarrit si dhe kanë nëvojë për 20 zjarrfikës të rinj, pasi siç tha njësia e zjarrëfikësve të Tetovës mbulon edhe komuna të tjera fqinje.

Angelov tha se tani më kanë përgaditur një plan për çdo njësi të zjarrfikësve në vend, se për çfarë kanë nevojë, dhe e njëjta së shpejti pritet të hyjë në seancë qeveritare.

Stojançe Angellov, drejtor për Menaxhimin e Krizave

“Nga ana e Qendrës për Menaxhimin e Krizave është hartuar një plan i detajuar për burimet që i ka secila njësi territoriale e zjarrëfikësve, dhe se çfarë i mungonë secilës prej tyre. Ky informacion ka kaluar edhe në komitetin drejtues të udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski dhe së shpejti do të hyjë në seancë qeveritare”.

Angelov gjithashtu bëri të ditur se 22 zjarrfikës të cilët kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit në fabrikën POFIX, gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar ndihëm mjekësore, por që nuk kanë probleme serioze.

Ai më tej tha se të gjithë zjarrfikësit që intervenuan kanë parandaluar një katastrofë të madhe, pasi objektet afër fabrikës POFIX kanë pasur materiale shpërthyese, të cilat mund të çonin në një tragjedi më të madhe .

Më 30 maj, fabrika POFIX e cila prodhonte materaile për izolimin e shtëpive u dogj tërësisht.