Nisin përgatitjet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, potencoi se gjatë kësaj jave të gjitha partive politike dhe palëve tjera do tu dërgohet thirrje për takim. Dëshirojmë që ndryshimet ti miratojmë 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme.

Marketing

Kodi Zgjedhor është një nga parakushtet themelore për një shoqëri demokratike dhe Ministria e Drejtësisë duhet të jetë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe t’i zbatojë vërejtjet që u përmendën në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare potencoi ministri.

“Ne duam që procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës sepse është një çështje tepër e ndjeshme që mund të ketë një gamë të gjerë pasojash në kuptimin e asaj që quhet ; zbatimi i demokracisë në kuptimin më të gjerë të fjalës. Një nga treguesit e veçantë të faktorit ndërkombëtar ishte se do të ishte mirë që Kodi Zgjedhor të miratohej të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, sepse këto janë rregulla loje që duhen respektuar. Segmenti i dytë është parakusht, e ai është respektimi i parimit të konsensusit”, sqaroi Tupançeski.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor janë bërë në prill të vitit 2021 dhe kanë të bëjnë me identifikimin biometrik. Zgjedhjet e fundit, sipas ministrit, treguan dhe zbuluan një sërë anomalish që duhen korrigjuar dhe në bazë të një analize krahasuese duhet të bëhen zgjidhjet më të mira.