Nisma në Zvicër, kush bind dikë që të vaksinohet do të shpërblehet me 50 franga

Zvicra do të dhurojë 50 franga për ata që i bindin personat e afërt ose familjarët për t’u vaksinuar kundër Covid-19.Sipas qeverisë zvicerane, një gjë e tillë do të behët si një nismë në përpjekje për të rritur nivelin e ulët të vaksinimit në vend.
Secili person që vaksinohet e nga tani e tutje do të pyetet të përmendë dikë që e ka bindur që ta marrë vaksinën.

Marketing

Si kompensim për ndihmën e tij, ky person do të marrë një kupon prej 50 franga me postë nga kantoni.Ndërsa personat nën moshën 16 vjeç dhe personat që janë vaksinuar do të vazhdojnë të testohen pa pagesë për të marrë një certifikatë Covid.

Marketing