Nismë për legalizimin e kanabisit në Mal të Zi

Legalizimi i kanabisit diskutohet prej kohësh në Malin e Zi, por së shpejti në parlamentin e këtij vendi pritet të paraqitet edhe një nismë ligjore.

Marketing

Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Edhe qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e legalizimit po për qëllime mjekësore, pasi rezultatet e Këshillimit Kombëtar treguan se 61% e të anketuarve ishin pro.