Nisni ditën me kos të freskët me mjaltë dhe arra

Kosi është një ushqim fantastik që duhet konsumuar çdo ditë. Ai është aleati i organizmit pasi vepron shumë mirë për mjaft funksione shëndetësore.

Marketing

Athtësia e kosit kombinohet mjaft mirë me arrat dhe mjaltin dhe nëse përdoret në mëngjes sjell një rritje të fortë të aktivitetit energjik të organizmit.

Bëhet fjalë për recetën e ëmbëlsirës me kos, arra dhe mjaltë.

Përbërësit e shëndetshëm
250 gramë kos
2 lugë gjelle me arra të grira hollë ose të plota nëse dëshironi
2 lugë çaji me mjaltë
Lëkura e një limoni të grirë hollë në rende
1 lugë kafeje me ekstrakt vaniljeje nëse dëshironi

Përgatitja e recetës energjike të kosit me mjaltë dhe arra
Kullojeni kosin duke përdorur një napë të pastër pambuku.
Vendoseni napën të kullojë sipër një filxhani ose një pjate dhe futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer gjatë natës. Gjatë kësaj periudhe, kosi do të trashet sa duhet për ëmbëlsirën dhe do të japë një masë kremoze, mjaft të këndshme për t’u konsumuar.
Më pas, hiqeni kosin e trashë nga napa dhe hidheni në një enë qelqi.

Përziejeni me vaniljen dhe shtoni mjaltin, arrat e thërrmuara dhe lëkurët e grira të limonit.

Frutat më të mira që përdoren në ëmbëlsirat me kos
Përfshirja e frutave në mëngjeset me kos është një mënyrë shumë e shëndetshme për ta bërë kosin më të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Deri në moshën 30 vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale. Pas të tridhjetave masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalçium.
Burimi më i mirë i kalçiumit janë sigurisht produktet e bulmetit, ku kosi ka rol kryesor.
Trupi e përthith më mirë kalçiumin nga bulmeti në krahasim me çdo ushqim tjetër.

Shegët, pureja e mollës, pjeshkët, fiqtë, luleshtrydhet dhe bananet janë fruta që përshtaten shumë me kosin.
Pas tyre ju mund të përdorni edhe fruta të thata si boronicat, rrushin e thatë, kajsitë e thata, madje edhe fiqtë e thatë.

Marketing